Të enjten fillon zyrtarisht procesi i “skriningut”


Nga java e ardhshme zyrtarisht fillon procesi i skriningut sqarues. Delegacioni i parë qeveritarë i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, me 40 pjesëmarrës do të udhëtojë të enjten për në Bruksel, në zyrat e Komisionit Evropian ku do të njoftohen për kapitullin e parë që ka të bëj me gjyqësorin dhe të drejtat fondamentale. Në procesin e skriningut sqarues parashihen rreth 33 kapituj për çka do të duhen saktë 33 delegacione dhe më shumë se 1000 ekspert të lëmive të ndryshme. Andaj shefat e delegacionit shtetërorë për negociata, bënë thirrje publike për përfshirjen e të gjithë shoqërisë në negociatat me BE-në.

 Ne jemi të vetëdijshëm se periudha në vazhdim është një sfidë serioze për shtetin tonë dhe se në periudhën e ardhshme do të kemi një tempo të intensifikuar por edhe mundësi për të treguar se sa jemi të përgatitur si vend që të ballafaqohemi me sfidën e harmonizimit të standardeve dhe vlerave të BE-së. Për çka do të jetë e nevojshme e tërë ekspertiza e vendit e cila mund të vijë nga komuniteti akademik nga sektori civil si dhe nga çdo segment tjetër i interesuar”- theksoi Bujar Osmani, shef i delegacionit shtetërorë për negociata me BE-në.

Krye-negociatori teknik për bisedime me BE-në Bojan Mariqiq tha se pjesëmarrja e të gjithë shoqërisë në fazën e skriningut sqarues është obligim dhe detyrë për vetë qytetarët por edhe për Qeverinë.

Duke pasur parasysh se në BE duhet të anëtarësohet e gjithë shoqëria dhe se kjo është detyrë e të gjithë qytetarëve, është e nevojshme që të gjithë forcat të përfshihen. Që të jetë ky proces efikas, është e nevojshme pjesëmarrja e të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë dhe mobilizimi i të gjithë resurseve njerëzore në shtet.  E shfrytëzoj këtë mundësi që të ju bëjë thirrje të gjithë personave që të paraqiten në këtë thirrje me dorëzimin e dy dokumenteve, biografi pune apo CV dhe letër motivimi duke theksuar saktë kapitujt respektivisht fushën, temat dhe nën temat brenda kapitujve të së drejtës të BE-së”- u shpreh Bojan Mariqiq, negociatori teknik kryesorë për bisedime me BE-në.

Deri në qershor të viti 2019 pritet që të mbarojë procesi i skriningut dhe më pas të mbahet konferenca e përbashkët qeveritare. Nëse vendi i përmbush të gjitha kërkesat e parashtruara nga Brukseli atëherë pritet që në qershor zyrtarisht të çelen bisedimet për anëtarësimin e vendit në BE.

Baby Boo