“Të dorëhiqet qeveria”, reagon epidemiologu i njohur: Nuk është politikë! Duhet të ketë përgjegjës


Epidemiologu Fadil Cana me anë të një reagimi në Facebook është ndalur te kërkesat e orëve të fundit për dorëheqjen e qeverisë pas tra*gjedisë së Tetovës.
Cana ka shkruar se kërkesa nuk është politikë, por një zemërim për shkak të kësaj ngjarje të rëndë.
Më poshtë reagimi i plotë:

Disa u ofenduan menjëherë pse të tjerët kërkuan dorëheqje dhe përgjegjësi!
Vallë, çfarë duhet të bënim, a të realtivizonim në pafundësi derisa të gjejmë një karakter jo simpatik për t’ia hudhur përgjegjësinë?

A mos vallë do ishin “të gjithë të kënaqur” po ta largojmë vëmendjen nga përgjegjësit?
Bot-ët e rrjeteve sociale këtë mëngjez ende janë të hutuar, nuk mund të gjinden dhe me automatizëm shkruajnë: Ishte politikë!

Jo, nuk është politikë, është zemërim dhe tmerr që e ndjen në shpirt, nëse je qenje njerëzore! Është shumë e natyrshme të tronditesh dhe tm*errohesh nga një tra*gjedi e tillë e tm*errshme dhe pastaj të jesh shumë i zemëruar dhe të duash të ketë PËRGJEGJËSI, nocion që moti kohë është haruar në vendin tonë!

Po, besoj se të gjithë duam të ketë përgjegjës njëherë e përgjithmonë për kalorës të tillë përveç jush, që arritët të shqetësoheni pse kërkohet përgjegjësi. Si duket lidhjen me librezën partiake, e keni më tëfortë se atë të kërthizës!

Sot, më mirë është që të gjithë të heshtin, se nuk ka justifikim, nuk ka ngushëllim. Dënimi nuk do t’i kthejë vi*ktimat. Ne jemi të gjithë për ASGJË sepse i lejuam vetes që ata të luanin me jetën tonë çdo ditë dhe të na tregojnë këtë fakt vetëm përmes konferecave për shtyp!
Prandaj, lërini njerëzit të zemërohen, e ju të gjithë të tjerët, heshtni të paktën këtë ditë të zezë. Do të vijë një ditë kur duhet të flisni!

Baby Boo