Të dielën në Prespë nënshkruhet marrëveshja për emrin


Ministrat e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias të dielën në rajonin e Prespës do ta nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe për parneritetin strategjik mes dy vendeve, kumtoi sot pres-qendra e Qeverisë.

Në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrin pjesë edhe kryemninistrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Ngjarja, siç informojnë nga pres qendra e qeverisë, është ndarë në dy pjesë, dhe atë i pari në Republikën e Greqisë (nënshkrim) dhe i dyti në Republikën e Maqedonisë (takim dhe drekë e përbashkët)

Lokacionet e sakta dhe koha e realizimit të aktiviteteve të parapara në kuadër të kësaj ngjarjeje, do të kumtohen në mënyrë shtesë.

Baby Boo