Të dhënat për sot! Sa janë infektuar 24 orët e fundit nga Covid-19 në Maqedoni!


Kemi gjithsej 500 pacientë që shërohen nga virusi korona, 126 janë regjistruar sot.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 335 teste, dhe 19 raste të reja të COVID -19 janë konfirmuar në:

– Shkup 3
– Kumanovë 8
– Prilep 2
– Strugë 2
– Veles 2
– Gostivar-1
– Vinicë 1
Me këtë, numri i përgjithshëm me COVID -19 të diagnostikuar në vendin tonë është 1386 persona. Deri më tani, janë kryer gjithsej 15.120 teste në vend.
Dy persona ndëruan jetë në spitalin “8 Shtatori”, një pacient 49-vjeçar nga Likova (Kumanovë), u pranua më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje dhe menjëherë u vendos në ventilatorë mekanik për frymëmarrje dhe një pacient 73-vjeçar nga Shkupi, i pranuar më 19 prill me një pasqyrë të përgjithshme shumë të rëndë.

Baby Boo