Të dhënat e fundit, për COVID-19 në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 560 teste të realizuara, 38 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 pacientë të shëruar.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 27,023 testime, prej të cilëve 2.077 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.486 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 122 pacientë.

Baby Boo