Të dhënat e fundit, për COVID-19 në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 622 teste të realizuara, 26 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, prej të cilëve 1 rast është nga skriningu.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 26,463 testime, prej të cilëve 2.039 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.470 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 119 pacientë.

Baby Boo