Të dhënat e fundit, ja sa të infektuar dhe të shëruar nga koronavirusi ka në Maqedoninë e Veriut

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 13 pacientë të shëruar.

Baby Boo

– Shkup 6
– Kumanovë 2
– Prilep 1
– Tetovë 1
– Makedonski Brod 1
– Pehçevë 1
– Vinicë 1

Në 24 orët e fundit janë realizuar 411 testime dhe janë konfirmuar 36 raste të reja të COVID -19 në: Shkup-7, Kumanovë-4, Prilep-4, Tetovë-12, Veles-6, Gostivar-1, Pehçevë-1 dhe Berovë-1. Deri më tani, në total janë kryer 18821 teste për COVID-19 në vend.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile në Shkup ndërroi jetë një pacient 58-vjeçar nga Velesi i hospitalizuar në klinikë një javë më parë me një pasqyrë të rëndë të sëmundjes, i lidhur në ventilatorë mekanik për frymëmarrje prej me 6 maj.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1622, numri i pacientëve të shëruar është 1112, numri i vdekjeve është 91 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 419.