Të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me koronavirus dhe sa persona kanë ndëruar jetë në Maqedoninë e Veriut


Në spitalin “8 shtatori”, ka ndërruar jetë një pacient i moshës 55 vjeçe, nga Prilepi i cili ishte hospitalizuar me 22 prill, ndërkohë që 13 ditë ka qenë i kyçur në aparatet për frymëmarrje. Në spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i hospitalizuar më 4 maj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 292 persona, janë vërtetuar 13 raste të reja të Kovid-19 dhe atë në: Kumanovë-1, Prilep-3, Tetovë-3 dhe Manastir-1.

Ndryshe numri i përgjithshëm i të prekurve në vendin tonë nga Kovid-19 arrin në 1539, numri i të shëruarve është 1057, ndërsa kanë ndërruar jetë 88 persona. Për momentin numri i rasteve aktive është 394.

Baby Boo