Të dhënat e fundit/ Ja sa kemi të infektuar sot me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Në Maqedoni po shënon dobësim koronavirusi, pasi që dita ditës kemi më pak raste të regjistruara, përcjell INA, duke u thirrur në shifrat zyrtare.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë vetëm 5 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, edhe ate nga 250 teste. Në bazë të qyteteve, 2 raste janë në Shkup, si dhe nga një rast në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep.

Dy veta kanë ndërruar jetë si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Njëri është nga Kumanova dhe tjetri nga Struga. Me këtë numri i personave që kanë ndërruar jetë nga Covid19 është 84 veta.

Trende pozitive janë numri i të shëruarëve, ashtu që gjatë 24 orëve janë shëruar 95 pacientë . Sipas qyteteve, janë shëruar 32 pacientë nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, dy nga Tetova dhe 7 nga Manastiri.

Numri i personave të infektuar me Covid19 ka mbërritur në 1601, ndërsa deri tani numri i atyre të shëruar tashmë shkon në 947.

Baby Boo