Të dhënat e fundit/ Ja sa kemi të infektuar sot me koronavirus në Maqedoninë e Veritut!


Prej sot, ne kemi gjithsej një pacientë prej virusit korona më të shëruar sesa raste aktive.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 111 pacientë të shëruar në: Shkup-13, Kumanovë-74, Shtip-1, Prilep-18, Manastir-1, Ohër-1, Kriva Palankë-1, Probishtip-1 dhe Demir Hisar-1.

Në 24 orët e fundit , janë kryer 386 teste dhe 23 raste të reja të COVID -19 janë konfirmuar në:

– Shkup 5
– Kumanovë 5
– Prilep 3
– Tetovë 6
– Veles 2
– Negotinë 2

Dy personat e regjistruar në regjionin Negotinës janë banorë të Demir Kapisë.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendjes febrile, një pacient 62-vjeçar nga Shkupi ndërroi jetë dhe një paciente 59 vjeçara nga Gostivari ndërroi jetë në spitalin “8 Shtatori”.

Në raportin e sotëm të Institutit regjistrohen edhe dy persona që kanë ndërruar jetë nga afërsia e Kumanovës, të moshës 72 dhe 79 vjeçare,një pacient i cili trajtohej në shtëpi dhe një pacient i cili ishte trajtuar në repartin infektiv në spitalin e Kumanovës.

Kështu që, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë është 1.465, numri i pacientëve të shëruar është 738, numri i vdekjeve është 77 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 650.

Baby Boo