Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve sot në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit nga 1363 testime të realizuara, 118 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 74 pacientë të shëruar.

Sipas statistikave të fundit, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë me koronavirus, të gjithë nga Shkupi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5311, prej të cilëve 2048 janë shëruar kurse 251 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 3012 raste aktive me koronavirus.

Baby Boo