Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në RMV


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.489 testime për coronavirus, ndërsa 373 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkupi ka 196 Manastiri – 36 Ohri – 20 Kavadari – 18 Prilepi – 17 Strumica dhe Gjevgjelia – 11 Veles – 9 Kriva Pallanka – 7 Kumanova dhe Shtip – nga 6 Kërçova Negotina Resnja Valandova dhe Makedonski Brod – nga 4 Tetova Koçani dhe Dellçeva – nga 3 Radovishi – 2 Struga Bogdanci Demir Hisari Demir Kapija dhe Dojrani – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe gjashtë pacientë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 3 dhjetor deri 21 dhjetor 2021.

Ndërkaq, ISHP ka regjistruar 320 pacientë të shëruar.Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 224.507, prej të cilëve 211.548 janë shëruar, ndërsa 7.953 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (30 dhjetor) është 5.006.

Baby Boo