Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Nga 2306 teste të kryera, në 24 orët e fundit janë regjistruar 438 raste të reja me virusin korona në Maqedoninë e Veriut. 200 prej tyre janë nga Shkupi, 21 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 17 nga Shtipi, 13 nga Prilepi, 27 nga Tetova, 7 nga Velesi, 18 nga Manastiri, 16 nga Ohri, 9 nga Kavadari, 2 nga Gostivari, 10 nga Gjevgjelia, 30 nga Strumica, 6 nga Kriva Pallanka, 6 nga Radovishi, 15 nga Koçani, 1 nga Probishtipi, 3 nga Pehçeva, 2 nga Berova, 3 nga Vallandova, 3 nga Vinica, 5 nga Dellçeva, 1 nga Kratova, 3 nga Shën Nikolla, 9 nga Kërçova, 5 nga Resnja dhe 5 nga Negotina.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 6 pacientë. Tre nga Shkupi të moshave 75, 89 dhe 68 vjeç, një 62-vjeçar nga Kriva Pallanka, një 64-vjeçar nga Strumica dhe një 78-vjeçar nga Shtipi.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 191 pacientë të shëruar. 85 nga Shkupi, 12 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 9 nga Shtipi, 7 nga Prilepi, 10 nga Tetova, 4 nga Manastiri, 7 nga Kavadari, 5 nga Gostivari, 4 nga Gjevgjelia, 1 nga Kriva Pallanka, 5 nga Radovishi, 21 nga Koçani, 1 nga Probishtipi, 6 nga Berova, 2 nga Vinica, 1 nga Dellçeva, 5 nga Shën Nikolla, 2 nga Kërçova, 2 nga Resnja dhe 1 nga Negotina.
Me rastet e reja të regjistruara sot, numri i personave aktiv me koronavirus arrin në 4837 persona. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë infektuar gjithsej 22607 persona, prej të cilëve 16949 janë shëruar, ndërsa 821 kanë humbur jetën.

Baby Boo