Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit, u kryen 1841 teste dhe 225 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në: Shkup 120 Kumanovë 10 Shtip 8 Prilep 15 Tetovë 17 Strugë 6 Manastir 7 Ohër 4 Gostivar 1 Gjevgjeli 3 Strumicë 13 Kriva Palankë 2
Koçani 6 Probishtip 2 Berovë 3 Vinicë 1 Delçevë 1 Sveti Nikole 3 Kërçovë 2 Negotinë 1.

Humbën jetën 8 pacientë, dy pacientë nga Shkupi (75 dhe 68), tre pacientë nga Gostivari (82, 68 dhe 65), një nga Koçani (69), një nga Struga (78) dhe një nga Strumica (64). Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 159 pacientë të shëruar.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 197,382 teste COVID -19. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 19096, numri i pacientëve të shëruar është 15645, numri i atyre që humbën jetën është 768 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2683.

Baby Boo