Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit nga 1697 testime kanë rezultuar me koronavirus 194 raste. Prej tyre në Shkup-77 Kumanovë-9 Dibër-3 Shtip-5 Prilep-11 Tetovë-16 Strugë-3 Veles-5 Manastir-6 Ohër-2 Kavadar-3 Gostivar-5 Gjevgjeli-1 Strumicë-9 Kriva Pallankë-3 Radovish-6 Koçan-10 Probishtip-3 Berovë-1 Valandovë-3
Vinicë-3 Dellçevë-2 Shën Nikollë-5 Kërçovë-2 Negotinë-1.

Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë njëri nga Prilepi (80) dhe njëri nga Velesi (54). Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 158 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 17.977 prej të cilëve 14.959 janë shëruar ndërsa 739 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.279.

Baby Boo