Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1507 teste dhe 140 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: Shkup 43 Kumanovë 10 Dibër 3 Shtip 4 Prilep 9 Tetovë 12 Strugë 7 Veles 2 Manastir 3 Ohër 1 Kavadarci 3 Gostivar 9 Gjevgjeli 2 Strumicë 11 Kriva Palankë 1 Radovish 2 Koçani 5 Makedonski Brod 1 Vinicë 3 Delçevë 2 Sveti Nikole 3 Kërçovë 2 Resnje 2.

Humbën jetën 4 pacientë, një pacient nga Prilep (71vjet), një nga Tetova (73vjet), një nga Gostivari (63vjet) dhe një pacient nga Shkupi (64 vjet). Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 164,639 teste COVID -19. Nuk ka nëpërmjet skriningut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 15694, numri i pacientëve të shëruar është 13128, numri i atyre që humbën jetën është 646 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1920.

Baby Boo