Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.570 testime, ndërsa janë regjistruar 739 raste të reja me COVID-19. Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 659 pacientë të shëruar. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, janë regjistruar 153 riinfeksione. Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një i vdekur nga Shkupi (73 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në kushte spitalore.

Baby Boo