Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.814 testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 815 raste të reja prej të cilëve 158 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.252 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë në kushte spitalore dhe në bazë të regjistrit për të vdekur dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit..

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.120.452 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon 328.995,, numri i pacientëve të shëruar është 315.083, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është 9.377, numri i rasteve aktive në vend shënon 4.535./KlanMacedonia/

Baby Boo