Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 922 teste të kryera janë regjistruar 163 raste të reja me virusin korona, prej të cilëve 24 riinfektime, shkruan Pa Censurë. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 110 pacientë të shëruar. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Ohri dhe Manastiri.

Brenda 24 orëve nuk ka persona të vdekur. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 314.081 raste, prej të cilëve 303.893 janë shëruar, kurse 9.325 kanë ndërruar jetë. Aktualisht Maqedonia numëron 800 raste aktive me Covid-19./Pa Censurë/

Baby Boo