Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend brenda 24 orëve të fundit.

Të dhënat janë si vijon:
Raste të reja 142, Riinfektime 25, Të vdekur në 24 orët e fundit 1, Të vdekur të raportuar nga Termini im 3, Të shëruar 198, dhe Testime 1.997.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është  1.112. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, i ndjekur nga, Manastiri dhe Prilepi.

Nga fillimi i pandemisë:
Të infektuar 308.294, Të shëruar 297.922, Të vdekur 9.260, Testime 1.990.996.

Baby Boo