Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë 2557 teste, prej të cilave 340 kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup 198, Veles 21, Kumanovë 17, Prilep 16, Manastir 14, Kavadar 13, Tetovë 10, Gostivar dhe Resnje nga 8 raste, Gjevgjeli 7, Kërçovë dhe Radovish nga 5 raste, Koçanë 3 raste e kështu me radhë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 526 pacientë të shëruar dhe 11 të tjerë të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19.
Ndërkohë në gjithë vendin kemi edhe 2248 raste aktive.

Baby Boo