Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 1,375 raste të reja me Covid-19 nga 7,188 testime të kryera.Në 24 orëshin e fundit u regjistruan dy persona të vde*kur, një nga Shkupi (75) dhe një nga Kavadari(61), të dy vd*iqën në spital. Sipas Regjistrit të të vde*kurve me diagnozë Covid-19 nga Moj Terminu raportuan dy persona të vde*kur.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.626.464 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 228.540, numri i të shëruarve është 213.722, numri i të vdekurve 8.000 dhe numri i rasteve aktive është 6.818.

Baby Boo