Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.766 teste të kryera janë regjistruar 127 raste të reja me virusin korona. 90 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 261 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 6 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 221.441 raste, prej të cilëve 208.209 janë shëruar, kurse 7.825 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 5.377 raste aktive me Covid-19.

Baby Boo