Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 2 mijë e 708 teste të kryera janë regjistruar 473 raste të reja me virusin korona. 246 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 505 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve kanë vdekur 14 pacientë të diagnostikuar me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 213.779 raste, prej të cilëve 197.998 janë shëruar, kurse 7.492 kanë ndërruar jetë. Aktualisht Maqedonia numëron 8.289 raste aktive me Covid-19.

Baby Boo