Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.938 teste të kryera janë regjistruar 444 raste të reja me virusin korona. 190 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 467 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 11 pacientë të diagnostikuar me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 211.382 raste, prej të cilëve 195.624 janë shëruar, kurse 7.406 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 8.352 raste aktive me Covid-19.

Baby Boo