Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Këtë javë ka pasur një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja me Covid në vendin tonë duke e çuar pozivitetin në 18% ndaj numrit të testimeve të kryera. Përqindje e lartë kjo që nuk vëresh nga vala e tretë e pandemisë këtë pranverë. Kështu, nga 3029 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 550 persona të infektuar me Kovid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup me 214 raste, Manastir 58, Kumanovë 30 etj. Gjatë ditës së sotme është rritur ndjeshëm edhe numri i viktimave. Kanë ndërruar jetë plotë 16 pacientë, 6 vetëm në Shkup, 3 në Kumanovë dhe nga 1 në qytete të ndryshme të vendit. Ndërkohë janë shëruar edhe 390 pacientë. Në vend janë 7275 raste aktive me Koronavirus.

Baby Boo