Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Në 24 orët e fundit nga 3.425 testimet e bëra janë regjistruar 336 raste të reja me Kovid-19, kanë vdekur 17 persona, prej të cilëve gjysma janë nga Shkupi dhe Kumanova dhe janë shëruar 222 pacientë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik.

Nga 336 rastet e reja nga Shkupi janë 169, Velesi dhe Strumica – nga 21, Kumanova – 17, Ohri dhe Kavadari – nga 15, Manastiri – 14, Shtipi – 13, Koçani – 11, Sveti Nikolla – 10, Prilepi – 6, Tetova – 4, Kërçova, Gjevgjelia dhe Kriva Pallanka – nga 3, Vinica, Kratova dhe Makedonski Brodi – nga 2, Struga, Radovishi, Dibra, Berova dhe Demir Hisari – nga 1.

Nga 17 personat e vd*ekur, pesë janë nga Shkupi (85, 81, 67, 59 dhe 56) dhe Kumanova (82, 72, 70, 67 dhe 57), dy persona të vd*ekur nga Ohri (89 dhe 38) dhe nga një nga Shtipi (68), Velesi (88), Resnja (74), Radovishi (79) dhe Vallandova (81).

Të gjithë personat e paraqitur kanë vdekur në kushte spitalore.
Në mënyrë shtesë, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga Termini Im, nuk janë raportuar persona të vd*ekur.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.277.428 testime për Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me KOVID në vend nga fillimi i epidemisë është 189.887 numri i pacientëve të shëruar është 170.956, i të vd*ekurve është 6.594, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 12.337.

Baby Boo