Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar sërish rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit. Në mbarë vendin nga 4.713 teste të kryera janë regjistruar 219 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 65 vetëm në Tetovë dhe Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 30 pacientë.

Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar katër pacientë, dy nga Shkupi, dhe nga një vi*ktimë në Tetovë dhe Kërçovë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.926 raste, prej të cilëve 150.470 janë shëruar, kurse 5.501 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 955 raste aktive me virusin korona.

Baby Boo