Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.087 teste të kryera janë regjistruar 54 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 32 vetëm në Tetovë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 28 pacientë.

Si pasojë e Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit, në kushte spitalore ka ndërruar jetë një 77-vjeçar nga Tetova. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.506 raste, prej të cilëve 150.399 janë shëruar, kurse 5.494 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 613 raste aktive me virusin korona.

Baby Boo