Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.582 teste të kryera janë regjistruar 74 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 16 vetëm në Shkup, 15 në Tetovë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 17 pacientë.

Si pasojë e Covid-19, brenda 24 orëve në kushte spitalore jetë kanë ndërruar dy pacientë. Të dy pacientët janë të moshës mbi 60 vjeçe. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.299 raste, prej të cilëve 150.350 janë shëruar, kurse 5.493 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 456 raste aktive me virusin korona.

Baby Boo