Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.764 teste të kryera janë regjistruar 54 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 16 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 12 pacientë.

Sot fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë së pasojë e Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.225 raste, prej të cilëve 150.333 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 401 raste aktive me virusin korona.

Baby Boo