Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.593 teste të kryera janë regjistruar 47 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 19 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 14 pacientë.

Sot fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë së pasojë e Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.171 raste, prej të cilëve 150.321 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 359 raste aktive me virusin korona.

Baby Boo