Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 4133 testime të realizuara, 24 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 6 persona të shëruar nga korona virusi, ndërkaq asnjë viktimë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 156.078 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.276 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.489 pacientë. Raste aktive në vend janë 310.

Baby Boo