Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.216 testime për coronavirus, ndërsa vetëm dy raste kanë rezultuar pozitiv.
Të dy rastet e reja janë nga qyteti i Shkupit.

MSh informon se në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar persona të vd*ekur dhe të shëruar nga COVID-19.
Ndryshe, me dy rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.684, prej të cilëve 149.977 janë shëruar, ndërsa 5.484 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (30 qershor) është 223.

Baby Boo