Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.856 teste të kryera janë regjistruar 29 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 8 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 50 pacientë. Ndërsa be*tejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.407 raste, prej të cilëve 148.960 janë shëruar, kurse 5.448 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 999 raste aktive me virusin korona, 395 prej të cilave vetëm në Shkup, ndërsa 109 në Kumanovë.

Baby Boo