Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Janë regjistruar 33 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 3.777 teste të bëra në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë, se janë shëruar 92 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 11 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.246 raste, prej të cilëve 147.473 janë shëruar, kurse 5.398 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.375 raste aktive me virusin korona.

Baby Boo