Në 24 orët e fundit janë bërë 3.616 testime ndërsa janë regjistruar 908 raste të reja me koronavirus.
Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 732 pacientë.
Nga komplikimet si pasojë e koronavirusit jetën e kanë humbur 31 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 145.909 raste më koronavirus, janë shëruar 121.439 persona, ndërsa jetën e kanë humbur 4.388.
Numri i rasteve aktive është 20.082.