Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Betejën me Koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë humbur 42 persona, 15 prej të cilëve vetëm në Shkup. 4 viktima janë regjistruar në Kumanovë, nga tre vi*ktima janë regjistruar në Prilep, Strumicë dhe Koçan. Nga 2 vi*ktima janë regjistruar Manastir, Gostivar, Kavadar, Shtip dhe Ohër. Ndërsa nga një vi*ktimë janë regjistruar në Tetovë, Veles, Kriva Pallankë dhe Vinicë. Ndërkohë nga 4598 teste të realizuara 1174 persona kanë rezultuar pozitivë, prej të cilëve 430 vetëm në Shkup. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 811 persona të shëruar, ku gjysma prej të cilëve në kryeqytet. Rastet aktive për momentin në vend janë 22 485.

Baby Boo