Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë raportoi të shtunën për 4 pacientë të vdekur dhe 200 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1828 mostrave.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 15 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 523.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 11,754 persona.
Prej tyre, 7,622 pacientë janë shëruar.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,609.

Baby Boo