Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Shënohet numër katërshifror i rasteve pozitive me Covid-19 edhe në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me COVID 1.402 qytetarë nga 3.978 testime të kryera në total, ndërkohë kanë humbur be*tejën me këtë sëmundje 29 pacientë.
Janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107.740 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 629.233 testimeve, pozitive kanë rezultuar 131.424. Prej tyre, jetën e kanë humbur 3.810. Numri i rasteve aktive është 19.874.

Baby Boo