Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 4.096 testime për Covid-19, prej të cilëve 1.347 raste kanë rezultuar pozitive.
Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 17 viktima dhe 451 të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 599.782 testimeve, pozitive kanë rezultuar 122.227. Prej tyre, 102.652 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 3.545. Numri i rasteve aktive është 16.030.

Baby Boo