Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Në Maqedoninë e Veriut po vijon trendi i lartë i infektimeve me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.682 teste të kryera janë regjistruar 457 raste të reja.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit ka rritje të numrit të të vd*ekurëve. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, kanë ndë*rruar jetë 30 pacientë.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 700 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 119.828 raste, prej të cilëve 101.474 janë shëruar, kurse 3.503 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 14.851.

Baby Boo