Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Edhe gjatë ditës së sotme, ashtu si gjatë ditëve të kaluara, ka pasur një rritje të numrit të infektimeve të reja me COVID-19 në vendin tonë. Siç raporton Ministria e Shëndetësisë në 24 orët janë kryer 3 707 testimeve të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre plot 913 kanë rezultuar pozitivë. Kryeson Shkupi me 440 raste, Prilepi 64, Kavadari 50, Kumanova 45, etj.

Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 16 pacientë të tjerë duke e çuar numrin total të vdekjeve në 3 244, ndërsa janë shëruar 351 persona. Deri tani në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 551 917 testime dhe janë prekur nga virusi 109 262 persona, ku 96 173 janë shëruar, ndërsa 3 244 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9 845, ku kryeson gjithmonë Shkupi me gati gjysmën e tyre.

Baby Boo