Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit, u kryen 2,813 teste dhe 509 raste të reja të COVID-19 u regjistruan në: Shkup 285 Prilep 37 Kavadari 29 Ohër 24 Veles 16 Tetovë 11 Manastir dhe Kriva Palankë nga 10 raste në secilin qytet Strugë dhe Gjevgjeli nga 9 raste në secilin qytet

Kumanovë dhe Negotinë nga 8 raste në secilin qytet Koçani dhe Krushevë nga 7 raste në secilin qytet Gostivar dhe Shtip nga 6 raste në secilin qytet Resnje , Dellçevë dhe Berovë nga 4 raste në secilin qytet Probishtip, Kratovë dhe Bogdanci nga 3 raste në secilin qytet Sveti Nikole dhe Valandovë nga 2 raste në secilin qytet Strumicë dhe Radovish nga 1 rast në secilin qytet.

Humbën jetën 9 pacientë, 4 pacientë nga Shkupi (71, 66, 63, 55) dhe nga një pacient prej këtyre qyteteve: nga Ohri (67), Kumanova (68), Koçani (85), Delçevë (61), Demir Hisar (84). Nga vdekjet e raportuara, të gjithë humbën jetën në spital. 354 pacientë të shëruar.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 506.378 teste të COVID-19. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 99,917, numri i pacientëve të shëruar është 90,096, numri i atyre që humbën jetën është 3,085 dhe numri i rasteve aktive është 6,736.

Baby Boo