Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2445 teste të kryera janë regjistruar 389 raste të reja me Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 998 pacientë. Ndërsa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 4 persona.

Vik*timat janë nga Kumanova, Kavadari, Probishtipi, nga mosha 73 deri në moshën 87 vjeçe. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 95,736 rate, prej të cilëve 86,844 janë shëruar, kurse 2959 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 5.933 raste aktive.

Baby Boo