Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.906 testime janë regjistruar 356 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 171 janë në Shkup, 12 Kumanovë Tetova 19, Prilepi 15, Gostivari 6, Shtip 7, Manastir 4, Veles 10, Ohër 20, Strumicë 8, Kavadar 19, Strugë 10, Koçani 2, Kërçovë 10, Sveti Nikola 1, Gjevgjeli, Negotinë, Resnjë, Kriva Pallankë, Dellçevë dhe Vinincë me nga 3 raste, Berovë 4, Probishtip 7, Pehçeevë 2, Krushevë 4 dhe nga 1 rast në Kratovë, Makedonska Kamenica dhe Demir Kapia.

Sot ISHP regjistroi 587 pacientë të shëruar prej të cilëve 426 janë nga Shkupi. Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 15 pacientë prej të cilëve, pesë janë nga Shkupi, tre nga Tetova, një nga Kumanova, një nga Prilepi, një nga Kavadari, një nga Kërçova, një nga Kriva Pallankë, një nga Dellçeva dhe një nga Kratova.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 89.817 pacientë, ndërsa prej tyre 75.387 janë shëruar dhe 2.754 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 11.676 raste aktive.

Baby Boo