Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


21 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit korona. Gjashtë viktima janë nga Shkupi (79,78,68,62, 64 dhe 53 vjeç), dy nga Kumanova (69 dhe 78 vjeç), dy nga Tetova (60 dhe 72 vjeç), tre nga Prilepi (61, 77 dhe 85 vjeç), një pacient nga Shtipi (87), një nga Ohri (77), një nga Struga (69), dy pacientë nga Manastiri (64 dhe 85), një nga Strumica (83), një nga Berova (59) dhe një pacient nga Vallandova (52). Të gjithë kanë vdekur në spital.

Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 2206 teste të kryeta, 592 kanë rezultuar pozitziv me COVID-19. Prej tyre nga Shkupi janë 259 persona, nga Kumanova-31, Dibra-7, Shtipi-8, Prilepi-30, Tetova-18, Struga-21, Velesi-17, Manastiri-24, Ohri-28, Kavadari-35, Gostivari-21, Gjevgjelia- 8, Strumica-12, Kriva Pallanka-9, Radovishi-5, Koçani-7, Probishtipi-1, Demir Hisari-1, Makedonski Brodi-1, Pehçeva-1, Berova-2, Vallandova-3, Vinica-4, Dellçeva -4, Kratova-1, Shën Nikolla-5, Kërçova-10, Resnja-7 dhe Negotinë-12.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 691 pacientë të shëruar. Nga Shkupi-245, Kumanova-26, Shtipi-28, Prilepi-76, Tetova-23, Struga-12, Velesi-23, Manastiri-47, Ohri-13, Kavadari-25 , Gostivari-29, Gjevgjeli-17, Strumica-19, Kriva Palanka-2, Radovishi-5, Koçani-13, Probishtip-2, Demir Hisari-2, Makedonski Brod-5, Pehçeva-1, Berova-16, Vallandova- 1, Vinica-2, Delçeva-12, Kratova-4, Shën Nikolla-7, Kërçova-11, Resnja-7 dhe Negotina-18.

Për momentin numri i rasteve aktive është 20598 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë gjithsej nga koronavirusi janë prekur 80407 qytetarë, prej të cilëve 57434 janë shëruar, ndërsa 2375 kanë ndërruar jetë.

Baby Boo