Të bu*rgosurit të Grupit të Kumanovës i refuzohet trajtimi mjekësor, reagon avokati Raufi


Demë Shehu, i dë*nuar në rastin “Lagja e Trimave”, prej 20 ditësh kërkon një vizitë te stomatologu, por kjo gjë akoma nuk është miratuar. Gjatë një prononcimi avokati Naser Raufi tha se, Gjykata ka refuzuar kërkesën e tillë me arsyetimin se nuk ka asistencë për të realizuar vizitën mjekësore.

“Gjendja e tyre ka qenë çdoherë e keqe edhe sjellja e gardianëve ka qenë një problem. Disa herë i kemi paraqitur këto probleme te Avokati i Popullit. E kemi rastin e Demë Shehut, ku përpiqemi ta dërgojmë te stomatologu prej 20 ditësh dhe nuk na lejohet një gjë e tillë. Gjykata arsyetohen kinse nuk kanë asistencë. Ne kemi siguruar nga një spital privat ndihmën për stomatolog dhe zvarritet me qëllim kjo punë, me arsyen se nuk kanë asistencë që ta realizojnë këtë, kurse bëhet fjalë për një punë delikate që konkretisht, i pandehuri Demë Shehu ka dhimbje të mëdha dhe të padurueshme. Kjo punë përsëritet çdo herë për këta të bu*rgosur”, tha avokati Naser Raufi.
Më tej, ai foli edhe për kushtet e rënda në qelinë e dy të dë*nuarve tjerë nga rasti “Lagja e Trimave” për të cilët tha se, vuajnë dë*nimin një hapësirë prej katër metër katror.

Baby Boo