Të burgosur por të dobishëm, historia e dy shqiptarëve të dënuar në Milano që po bën xhiron e rrjetit

Dy të burgosurit Elsoni dhe Sahiti ndodhen në burg prej kohësh, po ata çdo mëngjes shkojnë në punë. Të dy janë kamerierë në “In Galera”. Po përse janë në burg, nuk e kanë të lejuar të tregojnë për shkak të një urdhri nga burgu.

Megjithatë të dy kanë një liri lëvizje pothuajse sikur të ishin në ndonjë hotel. Tregojnë se kur shkojnë në punë, kontakti më rojat e burgut dhe të burgosurit e tjerë është tejet miqësor.

Ka dy vjet që Elson e gëzon këtë liri në saje të punës në restorant. Kushdo shkon në restorant, por kush shkon në një restorant klasi që ndodhet në burg? Në Milano shumë vetë shkojnë në restorantin e njohur “In Galera”, ku të burgosurit punojnë me kuzhinierët. Elsoni thotë se ajo i jep një kuptim kohës në burg. “Më e bukura dhe më e rëndësishmja për një burrë është që të jetë i dobishëm. Kur zgjohem në mëngjes, e di që jam i dobishëm për familjen time dhe që mund ta ndihmoj”, thotë Elsoni, duke shtuar që më së shumti e ka mungesën e familjes.

Ai thotë se kur punon, ka ndjesinë që ka njëfarë vlere. Në burgun e mëhershëm thotë se ishte shumë më ndryshe dhe për këtë qëllim kishte aplikuar tri herë që ta transferonin në Bollate, sepse këtu janë në qendër të vëmendjes puna. Drejtori i burgut Bollate, Massimo Parisi, ka thënë se heqjen e lirisë mund ta kombinojnë me mundësinë që ata të kenë një dobi për jetën pas burgut.

“Ata duhet të jenë në gjendje që të kontribuojnë për shoqërinë, sepse një kuotë më e ulët e krimit natyrisht që e rrit sigurinë e shoqërisë”, ka thënë ai për DW. Të burgosurit këtu marrin pagë mujore nga 1 mijë deri 1500 euro, e një pjesë e tyre u shkon familjeve.