Të arsyetosh ndarjen e Kosovës duke thënë se Rusia e Turqia po forcohen, është mjerim politik, thotë Peci


Drejtori i KIPRED’it, Lulzim Peci, ka thënë se përpjekjet për të projektuar rritjen e Rusisë dhe Turqisë, si indikatorë të ndërrimit të “rendit botëror”, për të arsyetuar ndarjen e Kosovës si “shans historik” për të rregulluar marrëdhëniet me Serbinë dhe që të “marrim fryme lirisht”, është “naivitet dhe panjohuri elementare e marrëdhënieve ndërkombëtare, apo është mjerim njerëzor dhe politik”.

Ish-diplomati Peci, përmes një statusi në Facebook, ka bërë krahasime interesante mes fuqisë së Rusisë dhe vendeve tjera evropiane, duke e barazuar atë me GDP’në e Italisë, ndërsa thotë se GDP’ja e Turqisë është e përafërt me atë të Holandës.

Ai thotë se Rusia nuk është kurrfarë superfuqie, por është thjeshtë një “fuqi rajonale”.

Postimi i plotë i Pecit:

Derisa po behen perpjekje per te projektuar rritjen e fuqise se Rusise dhe Turqise, si indikatore te nderrimit te “rendit boteror”, per te arsyetuar ndarjen e Kosoves si “shanse historike”, per te rregulluar marredheniet me Serbine dhe qe te “marrim fryme lirisht”, duhet te kemi parasysh se:

-Ne kete kohe jemi duke e perjetuar “shkundjen” e perendimit, por jo edhe rrenimin e tij. Krijimi nje rendi te ri boteror as qe eshte ne horizont, perkunder sfidimit te tij.

– GDP e Rusise eshte e perafert me ate te Italise, ndersa ajo e Turqise eshte e perafert me GDP e Holandes.

– Buxheti ushtarak i Britanise se Madhe eshte me i madh se ai i Rusise.

– Investimet ruse ne rajon jane me te vogla se ato te Emirateve te Bashkuara

– Influenca malinje ruse ne Ballkan ka shume me teper te beje me interesat e saja per te dobesuar perendimin ne oborrin e tij, me qellim te realizimit te qellimeve te saja ne “fqinjesine e afert”, gjegjesisht ne Gjeorgji dhe Ukraine, se sa me ndonje interes te posacem gjeopolitik.

Rusia nuk eshte superfuqi, por vetem nje fuqi rajonale, e cila eshte anetare e perhershme e Keshillit te Sigurimit ne OKB.

Prandaj promovimi i opcionit te “aksham pazarit” me territorin e Kosoves, permes projektimit te renies te perendimit dhe fuqizimit te Rusise dhe Turqise, ose eshte naivitet dhe panjohuri elementare e marredhenieve nderkombetare, apo eshte mjerim njerezor dhe politik. Ketu mes nuk ka.